Takimi i ministrit Lutkov me euroambasadorin Gir

nga D V

Shkup, 15 korrik – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot ka realizuar takim me euroambasadorin Dejvid Gir dhe me përfaqësuesin nga delegacioni i BE-së në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Në takim, ministri Lutkov shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me delegacionin e BE-së në fushën e kulturës, si dhe për mbështetjen në proceset integruese evropiane si një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

“Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi me delegacionin e BE-së, si partneri më i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e mbështetjes së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, shkëmbimit të ideve, vlerave dhe traditat, të cilat luajnë një rol thelbësor në ndërtimin e hapësirës së përbashkët evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë kontekst, ministri Lutkov dhe euroambasadori Gir u pajtuan se është i një rëndësie të veçantë integrimi i Ministrisë së Kulturës dhe sektorit të turizmit. Kjo, besojnë ata, do të kontribuojë në zhvillimin e industrisë kreative dhe kulturore, që sigurisht është një nga prioritetet e Ministrisë.

Euroambasadori Gir mbështeti politikat e reja të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe programin “Evropa Krijuese 2021-2027”. Gjithashtu, është mirëpritur edhe bashkëpunimi për organizimin e takimit ministror të ministrave të Kulturës dhe Turizmit dhe të Arsimit dhe Shkencës, i cili në partneritet me BE-në duhet të realizohet në shtator të këtij viti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More