Takimi i ministrit Murtezani me Koordinatoren e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia

nga Redaksia

Shkup, 28 shkurt – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia. Tema kryesore e bisedës ishte avancimi i bashkëpunimit mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe sistemit të OKB-së në drejtim të mbështetjes së proceseve reformuese lidhur me integrimin evropian të vendit.

Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e qasjes së integruar që aplikojnë agjencitë e OKB-së në mbështetje të reformave, posaçërisht në kontekst të zbatimit të Strategjisë nacionale për zhvillim dhe përgatitje të Kornizës së re për bashkëpunim të qëndrueshëm zhvillimor 2026-2030. Ai nënvizoi se sistemi i OKB-së në vend është aleat i rëndësishëm në proceset e përforcimit të kapaciteteve institucionale, ballafaqimi me pabarazitë sociale dhe ekonomike dhe zbatimi i politikave të gjelbra të harmonizuara me Marrëveshjen e gjelbër Evropiane.

Koordinatorja Kolumbia konfirmoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të vazhduar me mbështetjen teknike dhe eksperte për Ministrinë për Çështje Evropiane në procesin euro-integrues, duke theksuar se progresi në zbatimin e Agjendës 2030 është i lidhur ngushtë me prioritetet reformuese të vendit. Ajo përshëndeti angazhimin proaktiv të MÇE-së në koordinimin e ndihmës së donatorëve dhe në përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë në proceset strategjike të Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More