Takimi i rradhës i Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt sot me Kryetarët e Këshillave Vendor dhe Udhëheqësit e Departamenteve.

nga Redaksia

Gostivar, 15 mars – Shefi i Shtabit Politik për qytetin e Gostivarit z.Talat Xhaferi zhvilloi takimin e rradhës me një pjesë të strukturës së Degës. Ky takim kishte një karakter informativ dhe koordinues, ku u diskutua për rolin dhe përgjegjësitë e këshillave vendore dhe departamenteve në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve politike të degës dhe shtabit politik.
Të pranishimit ndanë mendime dhe sygjerime për forcimin e strukturave dhe angazhimin më të madh të aktivistëve në nivel lokal.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të koordinuar mes Shtabit Politik dhe strukturave, për të siguruar një organizim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës të të gjithë qytetarëve dhe simpatizuesve të BDI-së. Aktivitetet politike do të vazhdojnë të zhvillohen edhe ditët në vijim, përfshirë organizimin e takimeve dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në forcimin e BDI-së në nivel të qytetit të Gostivarit dhe përmirësimin e situatës politike.

Shtabi Politik i BDI-Dega në Gostivar, në bashkëpunim me kryetarët e këshillave vendore dhe anëtarët e tjerë, mbetet e angazhuar për të dëgjuar dhe për të përfshirë çdo kontribut nga qytetarët e Gostivarit, duke e bërë kështu politikën më afër interesave të komunitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More