Takimi i sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska, me sekretarin e përgjithshëm të Dhomës së Poshtme të Parlamentit Britanik, Tom Goldsmit

nga D V

Shkup, 27 shkurt – Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Dhomës së Poshtme të Parlamentit Britanik, Tom Goldsmit.

Dimovska propozoi bashkëpunim midis shërbimeve parlamentare, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe organizimin e vizitave studimore për nëpunësit parlamentarë në fusha të caktuara, sipas interesave të të dyja palëve me dinamikë të qartë për zbatimin e tyre.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira që mundësojnë transparencë më të madhe në punën e parlamenteve. Rëndësi të madhe ka avancimi i transparencës së Kuvendit përmes teknologjive dhe platformave moderne, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve përfshirje më aktive në proceset e miratimit të vendimeve, theksoi Dimovska.

Roli mbikëqyrës i Parlamentit Britanik si mekanizëm për kontroll dhe llogaridhënie ishte një nga temat e bisedës, duke theksuar rëndësinë e forcimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit.

Modeli i punës parlamentare britanike është shembull dhe themel për shumë parlamente në mbarë botën në ndërtimin e kapaciteteve të forta të administratës parlamentare, duke pasur parasysh praktikën e përsosur parlamentare që mundëson kryerjen cilësore të detyrave të punës së nëpunësve.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime për shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim më të ngushtë midis dy parlamenteve në nivel të shërbimeve, në kuadër të programeve të ofruara nga Parlamenti Britanik dhe në përputhje me interesat e Kuvendit, si dhe përmes projekteve të Fondacionit Vestminster për Demokraci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More