Takimi i zëvendëskryeministrit Fetai me shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede

nga Xh M

Shkup, 11 nëntor – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, takoi sot shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede.

Siç informojnë nga kabineti i tij, Kastarede informoi për aktivitetet e deritanishme të UN Women, me fokus të veçantë se si korrupsioni ndikon ndryshe te gratë.

Fetai falënderoi për punën e deritanishme të UN Women në Shkup, e cila ndihmon në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Zëvendlëskryeministri i ka informuar mysafirët për prioritetet e ardhshme të kabinetit, si lufta kundër korrupsionit, plani strategjik për qeverisje të mirë me komponentë të inkorporuar gjinore, forcimi i transparencës së institucioneve dhe përmirësimi i bashkëpunimit me sektorin civil.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. UN Women premtoi mbështetje të vazhdueshme për përmbushjen e angazhimeve kombëtare për barazinë midis grave dhe burrave, si pjesë e bashkëpunimit për të përafruar me standardet evropiane dhe Acquis gjinore të BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More