Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Takimi me Lajçakun, Haradinaj tregon se çka i kërkoi emisarit të BE’së

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e partisë Emisarin e BE’së për dialogun Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka thënë se në diskutimin me diplomatin sllovak i ka shprehur atij qëndrimin se BE’ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale me njohje reciproke, raporton Gazeta Express.

“I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK’së tutje është shprehur se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është treguar se Kosova është gati të marrë përgjegjësitë.

“Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik”, ka thënë Haradinaj.

Postime të ngjashme

U ishin vënë përgjues zyrtarëvr të arrestuar: Drejtori bënte plane të blejë banesë 200 mijë euro me ryshfet

S.B.

Hoti takon Zemajn e Krasniqin, flasin për masat anti-COVID

S.B.

Lajçak të hënën në Kosovë në vizitë tri ditore

S.B.

LVV homazhe tek varri i Demaçit dhe Deharit: Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovë

S.B.

Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19

S.B.

Sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Haki Rugovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...