Takimi midis OEMVP dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve: Forcimi i bashkëpunimit ekonomik

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra, së bashku me kryesinë dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, priti në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, dhe përfaqësuesit e bordit drejtues.

Takimi u fokusua në mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me theks të veçantë në përmirësimin e klimës afariste dhe lehtësimin e zhvillimit të bizneseve.

Në qendër të bisedimeve qëndruan çështjet e eliminimit të barrierave doganore dhe harmonizimit të tarifave, si hapa të rëndësishëm për të përshpejtuar shkëmbimet tregtare dhe për të optimizuar logjistikën e mallrave. Po ashtu u diskutua sfida e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, për të cilën u theksua nevoja për politika të përbashkëta që mbështesin arsimin profesional dhe përfshirjen aktive të të rinjve në tregun e punës.

Ky takim vjen si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More