Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Rikthimi i Cërvenkovskit në skenë, prapaskena e takimit Pendarovski-Mickovski?!

Shkup, 6 maj – Zhurnal – Të premten do të mbahet takimi i shumëpërfolur mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski, që realisht nuk do të duhej të jetë një lajm, megjithatë, aktualiteti politk dhe parasegjithash momentumi i mbatjes, ngjallë kureshtjen për prapaskenat e mundshme të këtij takimi, bashkë me një ndikim të mundshëm të ish presidentit Cërvenkovski në vazhdën e luftës brendapartiake në LSDM, për çka së fundmi u paralajmërua formimi i një partie të re nga të pakënaqurit brenda partisë në pushtet, shkruan Zhurnal.

Pritjet e opozitës nga ky takim janë harmonizimi i qëndrimit për trajtimin e të dënuarve për dhunën e 27 Prillit në Kuvend, më saktë, heqjen e akuzës “terrorizëm”, bashkë më një rigjykim të mundshëm, për të cilin Pendarovski foli afirmativisht ditë më parë kur tha se njerëzit që hynë në Kuvend nuk mendon se janë terroristë.

“Mbështes rihapjen e gjykimit, dhe nëse ka prova të reja, dëshmitarë të rinj që do të hedhin dritë mbi ngjarjen nga një kënd tjetër, që do të dëshmojnë se nuk është saktësisht siç kishtefolur gjyqi fillimisht, atëherë mund të flasim për këtë”,tha Pendarovski.

Kjo deklaratë e Pendarovskit për opinionin në vend jehoi si një rrufe nga qielli i kaltërt, megjithatë në sfondin e ngjarjevese politike, për njohësit e zhvillimeve brenda LSDM-së fshihet lufta e Crvenkovskit për të  mbajtur në hierarkinë partiake njërëzit e linjës së tij politike, të cilët thuhet se Zaev ka filluar ti spatroj.

Duket se pika e vlimit është largimi i Shekerinskës, ndonëse varianti zyrtar është se ajo vet tërhiqet nga posti i nënkryetares së partisë, megjithatë për të krijuar tablonë e qartë, duhet rikthyer tek dy deklaratat e Cërvenkovskit kohë më parë.

E para, është kur tha “Unë, por as Zeav nuk jemi zgjidhja e duhur për LSDM-në, dhe e dyta kur ngriu anëtarësinë në LSDM.

Tashmë Cërvenskovski me gjasë i ka shpallur një luftë të hapur Zaevit, ndonëse joformale, për çka thuhet se do të formojë një subjekt të ri politik me të pakënaqurit brenda partisë që është një proces i pakthyeshëm, madje është caktuar edhe emri i partisë “Ardhmëria Social Demokrate”.

Për të ngjallur akoma më shumë kureshtjen, në Facebook është krijuar një profil me emrin e tij, ku janë publikuar disa fotografi dhe video nga paraqitjet më parë.

Ngelet që ditët në vijim të japin përgjigjet e dilemave të shumta në opinion nëse vërtetë Pendarovski mbështet rigjykimin apo është një truk i Crvenkovskit, por cila do të ishte logjika që nga inatet brendapartiake të përfitojë Mickovski dhe VMRO, sepse nga një  rigjykim I mundshëm për ngjarjet e 27 Prillit, I vetmi që do të përfitonte është Mickovski.

Postime të ngjashme

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

Shekerinska: Treguam se mund të kontribojmë si aleatë në NATO njejtë si të tjerët

Zekirija Haxhiu

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...