Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takimi Pendarovski – “Polio Plus”: Përfshirje reale e personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore

Shkup, 5 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski priti sot përfaqësues të organizatës së shoqërisë civile “Polio Plus – lëvizje kundër handikepit”, njoftuan nga  Kabineti i tij.

Bashkëbiseduesit diskutuan për projektet e mundshme të përbashkëta brenda memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga Kabineti i presidentit me shoqatën. Presidenti Pendarovski theksoi se memorandumi do të përmirësojë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.

“Për përfshirjen reale të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore, ndërgjegjësimi publik i komunitetit duhet të rritet vazhdimisht. Ju jeni qytetarë të barabartë dhe është detyrimi ynë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar kushte të barabarta dhe integrim të plotë shoqëror”, tha presidenti Pendarovski në takimin me përfaqësuesit e “Polio Plus”.

Përfaqësuesit e “Polio Plus” nga ana e tyre theksuan se megjithëse vendi ynë e ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në vitin 2011, dispozitat e këtij dokumenti në praktikë pothuajse nuk janë zbatuar.

Një nga sfidat më të mëdha, siç theksohet nga “Polio Plus”, mbetet mundësia e hyrjes dhe qasjes te objektet. Ata besojnë se është e nevojshme edhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në miratimin e dokumenteve dhe ligjeve strategjike, si dhe mbështetje më e madhe institucionale.

Në këtë drejtim, siç tha presidenti Pendarovski, duhet kontribut më i madh që masat dhe rekomandimet e parashikuara nga Konventa të zbatohen me dinamikën e dëshiruar.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...