Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Takohen rektorët e universiteteve publike

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me universitetet publike të Kosovës, në mënyrë që të jenë në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe zhvillimit të universiteteve.

Sahiti gjatë takimit që pati me rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës po ashtu tha se themelimi i universiteteve publike ka dëshmuar se ka rol pozitiv në zhvillimet aktuale në vend, si dhe ato politike.

“Jam i nderuar për këtë vizitë që ma keni bërë. Shfrytëzoj rastin të ju ofroj bashkëpunim të plotë në emër të UP-së. Themelimi i universiteteve publike ka qenë një moment i ri i cila e ka dashur kohën e vet për ta dëshmuar se përkundër shumë dilemave ka rol pozitiv në zhvillimet që po ndodhin në Kosovë edhe ato politike.  Jemi të interesuar që universitetet publike që janë në Kosovë të performojnë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe neve na mbani më të përgjegjshëm dhe na ndihmoni që të vazhdojmë ta mbajmë pozitën dhe ta përmirësojmë. Jemi të gatshëm ta vazhdojmë bashkëpunimin me çdo universitet, krejt janë në funksion të përmirësimit të cilësisë së zhvillimit të këtyre universiteteve. Pres që shpejt ta mbajmë dhe një konferencë të rektorëve që të ngrisim dhe disa çështje, edhe lidhur me Ligjin e Arsimit të Lartë, i cili është amandamentuar disa herë dhe ka mbet ende pa u miratuar”, ka thënë Sahiti.

Ndërsa, kryesues i konferencës së rektorëve, Bajram Kosumi ka thënë se nuk ka çështje më të rëndësishme dhe frytdhënëse se arsimi.

“Jemi sot këtu pasi kemi takimin e parë formal me rektorin e Universitetit të Prishtinës. T’i urojmë mirëseardhje në fillimin e mandatit, dhe t’i dëshirojmë sukses në punën e vështirë por shumë të rëndësishme të arsimit të lartë në UP. Dikur në kohën e robërisë politika ka qenë numri një për shoqërinë shqiptare, sot është arsimit numër një. Nuk ka çështje më të rëndësishme dhe frytdhënëse se arsimi. UP-ja ka një histori të gjatë dhe të bujshme dhe prej saj kemi dal të gjithë ne. Gjithashtu dhe universitetet tjera kanë dal prej UP-së. Jemi universitete të ndryshme por në konferencën e rektorëve konsiderohemi të njëjtë. Ju urojmë suksese dhe punë të mbarë”, ka thënë ai.

Kosumi po ashtu tregoi dhe rolin e konferencës së rektorëve të Universiteteve të Kosovës.

Ai tha se konferenca e rektorëve ka marr vendime të rëndësishme, të cilat këto universitete janë bërë autonome dhe në praktikë të pavarura.

“Konferenca e rektorëve ka luajt një rol të rëndësishëm këto dy vitet e fundit ku politika u mundua t’i ç ‘orientoj universitetet. Konferenca e rektorëve ka marr vendime të rëndësishme që i ka bërë universitetet të autonome, dhe në praktikë i ka bërë të pavarura nga çka do ndikimi i jashtëm. Dhe sot mund të them që universitetet publike janë më të forta më të pavarura se që ka qenë para dy vjetëve. Edhe konferenca shkencore, që e kemi mbajt një në Pejë dhe në Prishtinë. Por shumë shpejt do ta mbajmë dhe në Prizren dhe në Gjilan”, ka thënë ndër të tjera Kosumi.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Dafina Vidishiqi

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Dafina Vidishiqi

Brenda dhe jashtë pallatit Elysee, takimi Macron-Kurti

Dafina Vidishiqi

Apeli miraton pjesërisht mocionet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kërkon nga ZPS version të korrigjuar të aktakuzës

Dafina Vidishiqi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dafina Vidishiqi

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...