Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takohen Zemaj dhe Filipçe, shqyrtojnë hapjen e kufijve pa kushte

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj takon në Shkup ministrin Venko Filipçe për të shqyrtuar hapjen e kufijve pa kushte.

“Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Sigurisht gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin. Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, tha Zemaj, para takimit.

Ndërkohë sa i përket çështjes së kufijve, Zemaj për Alsat tha se kjo çështje do të zgjidhet konformë situatës epidemiologjike.

“Jemi drejt një stabiliteti, goxha komod ta quaj por duke rritur përgjegjësinë në zbatimin e masave. Do të shohim edhe në rajon se si është gjendja edhe në Maqedoni edhe në Shqipëri, Mal të Zi edhe Serbi dhe qytetarëve tanë t’ju mundësohet lëvizja më e lirë deh menaxhimi më i lehtë shëndetësorë sidomos për pandeminë. Gjithçka do të jemi bashkë me profesionistët, kushtet do të jenë konform situatës epidemiologjike”, u shpreh Zemaj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Osmani: Biznesi duhet t’i udhëheqë raportet ndërfqinjësore

Z H

Ish Ambasadori Esmerov: VMRO-DPMNE është si një parti pa kompas

E.E.

Sllovakia e Çekia: Entitete të caktuara shpërndajnë lajme të rreme rreth vetos ndaj konkluzioneve të BE-së

E.E.

Ali Ahmeti: Qeveria teknike që e kërkon opozita është e panevojshme

B M

Filipçe: Kemi bërë plan për rritjen e kapaciteteve shëndetësore

admin

VMRO: Mickoski e ulte çmimin e energjisë dhe shënonte fitim për ELEM-in

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...