Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Shkup, 15 qershor – Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se do të ketë taksë ekologjike për naftën prej 3,5 denarë dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike prej 18 në 5 për qind. Vendimet, siç deklaroi, së pari vijojnë dhe janë pjesë e programit të Qeverisë për ekologji.

Me taksën ekologjike është planifikuar në Buxhet të derdhen një miliard e 685 milion denarë për një gjysmëvjet ose tre miliard e 300 mijë denarë për gjithë vitin 2020. Mjetet do të vendosen në fondet për investime në burimet e rinovueshme të energjisë.

Edhe me vendosjen e kësaj takse ekologjike, siç deklaroi, mbesim mes vendeve me çmime më të ulëta për naftë dhe benzina.

“Taksa ekologjike prej 3,5 denarë e naftës është me porosi të tërhiqemi nga nafta dhe derivatet e naftës dhe shfrytëzimi i tyre më i vogël që të kalojmë në shfrytëzimin e energjisë së gjelbërt, gjegjësisht të ecim më shpesh me biçikletë, monopati dhe automjete elektrike sepse këtë po e bën gjithë bota. Përmes një takse të tillë ekologjike, mjetet i dërgojmë direkt në fondet për investime në burimet e rinovueshme të energjisë, por njëkohësisht edhe për amortizim gjatë liberalizimit të tregut të energjisë elektrike sepse duam ta përgatitni Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët për zbutje gjatë plasimit të përgjithshëm të tregut në çmimin e energjisë elektrike me qëllim përfundimtar të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike këtë vit”, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së marrëveshjeve për projekte infrastrukturore për 23 komuna.

Zvogëlimi i TVSH-së së energjisë elektrike planifikohet rreth 1 korrikut dhe sipas kryeministrit kjo do të vlejë deri më 1 korrik të vitit 2020 kur TVSH-ja do të jetë 10 për qind deri më 1 korrik të vitit 2023 dhe kur sërish do të kthehet në 18 për qind.

“Pikërisht përmes mekanizmave të tillë mundësojmë stabilitet social të qytetarëve. Do t’i zhvilojmë të gjitha programet sociale për vitet 2022, 2023 dhe 2024, qytetarët më të varfër të jenë të gatshëm më lehtë t’i kapërcejnë të gjitha ndryshimet energjetike që do të vijnë me tranzitimin e termoelektranave me qymyr në energjitë e gjelbërta siç janë turbinat me erë dhe elektranat fotovoltaike”, sqaroi Zaev.

Kryeministri theksoi se vendi ka hyrë në një proces serioz të kalimit të termoelektranave me qymyr në elektrana fotovoltaike dhe të gazit.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...