Një 22-vjeçare nga Shkupi u godit dje nga një taksi pasi refuzoi të paguante 700 denarë për transportin nga qendra e qytetit deri në Çair.
Në momentin kur ajo filloi të zbriste nga automjeti, shoferi e nisi makinën, gjë që bëri që vajza të rrëzohej. Pastaj, ai e ktheu makinën mbrapsht dhe e goditi.
— E.T. kërkoi ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në informacionin e publikuar në buletinin ditor të MPB-së.