Taktika e joshjes, Alban Bushi tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

nga D V

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka treguar se si e ka joshur talentin nga Kosova, Medon Berisha, t’i lë Dardanët për kuqezinjtë.

Sylvinho ka publikuar para disa ditësh listën e Shqipërisë me emrat e ftuar për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Një nga emrat më befasues në listën e trajnerit brazilian është talenti 20-vjeçar, Medon Berisha, i cili luan me Leccen në Serie A.

Megjithatë, historia e Berishës është interesante, pasi vetëm para një viti e gjysmë ai mbante veshur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U-21.

Por, ishte trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, i cili e joshi atë ta ndërroj fanellën e Dardanëve me atë të kuqezinjve, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje me Kosovën.

Medon Berisha gjatë stërvitjeve me Kosovën U21

Është vet Bushi që në konferencën e sotme (e mërkurë) për shtyp ka zbuluar se ia ofroi shiritin e kapitenit për ta bindur Berishën që ta lë Kosoën.

“Mbaj mend në herën e parë kur e kam kontaktuar ishte pjesë e Kosovës dhe i premtova edhe shiritin e kapitenit që të ishte pjesë e Shqipërisë”, ka thënë fillimisht Bushi në konferencë.

“I premtova sepse shihej që kishte shumë personalitet në fushën e lojës, ishte një lider dhe e meritoj plotësisht”, përfundoi trajneri i Shqipërisë U-21.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More