Talat Xhaferi në Konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve dhe Samitin për luftë kundër terrorizmit

Shkup, 7 shtator -Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej sot deri më 9 shtator do të marrë pjesë në Konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve dhe Samitin e parë parlamentar për luftë kundër terrorizmit në Vjenë, Austri.

 

Konferenca e pestë botërore e kryetarëve të parlamenteve është në organizim të UIP-së (IPU) dhe Parlamentit Austriak, a në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe në të pritet prezencë e më shumë se 110 kryetarëve të parlamenteve nga gjithë bota.

Tema e konferencës globale dyditore e përfaqësuesve më të lartë të parlamenteve është: “Liderët parlamentarë në shërbim të multilaterizmit më efektiv që siguron paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët dhe planetin.” Kryetarët e parlamenteve do të diskutojnë për prioritetet për të cilat nevojitet aksion ndërkombëtar parlamentar urgjent, përfshirë edhe reaksioni global ndaj pandemisë dhe rikuperimin pas KOVID-19, ndryshimet klimatike, lufta kundër dezinformimeve, pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe barazia gjinore.

Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, në hapjen solemne të Konferencës do të drejtohen: Duarte Paçeko, kryetari i UIP-së (IPU), Volfgang Sobotka, Kryetari i Këshillit Nacional Austriak, Peter Ragëll, Kryetari i Këshillit Federal Austriak, Tone Vilhelmsen Troen, Kryetare e Parlamenti Norvegjez dhe Abdulla Shahid, Kryetari i Kuvendit të 76. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Konferencat botërore të kryetarëve të parlamenteve të UIP-së mbahen çdo vit të pestë, me qëllim të përforcimit të dimensionit parlamentar të administrimit global.

Samiti global parlamentar për luftë kundër terrorizmit më 9 shtator 2021 është eveniment i parë i këtij lloji, që bashkërisht e organizojnë UIP dhe Kombet e Bashkuara me temën: “Parlamentarët në frontin strategjik për preventivën, përforcimin e paqes dhe ndërtimin e ardhmërisë më të mirë për viktimat e terrorizmit.” Pritet që pjesëmarrësit në Samit të identifikojnë zgjidhje të përhershme dhe të japin kontribut parlamentar në përpjekjet globale në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim të avancimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi, në mbrëmjen e 9 shtatorit do të organizojë pritje me rastin e festës nacionale, 8 Shtatori dhe shënimin e 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.

Related posts

Dialogje – Gjithçka që donit të dinit për inteligjencën artificiale

D V

Koalicioni ASH-AAA do të vendosë së shpejti për Kërçovën, Mazllam Osmani kandidat potencial

N E

Prioritetet e BE-së dhe politikat e zgjerimit në fokusin e takimit të Dimitrovit me senatorët francezë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More