Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

Shkup, 7 mars – Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka dërguar urime për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.

“Të nderuar punonjës në arsim, Gëzuar 7 Marsi – Dita e mësuesit! Ju jeni dritë dhe bëni dritë, edhe tani kur jemi në një kohë aq të jashtëzakonshme, vullneti Juaj për hapjen e shtigjeve të diturisë së gjeneratave të reja, të ardhmërisë së shtetit, nuk shteret dhe gjen mënyrat më origjinale për të kryer detyrën fisnike. Ju paçim përgjithmonë! Gëzuar!”, ka shkruar në urimin e tij, Xhaferi.

Përndryshe, sot bëhen 134 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Kjo datë, 7 marsi tanimë në popullin shqiptar njihet si Dita e Mësuesit, kjo për të shprehur kontributin ndaj tyre, në ngritjen e arsimit dhe edukimit shqiptar.

Postime të ngjashme

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...