Talebanët i kërkuan Erdoganit ta marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se talebanët kanë kërkuar nga Turqia që të udhëheq aeroportin e Kabulit, me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje.

 

“Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë” na jep sigurinë, por ti e përdor atë”, citohet të ketë thënë Erodogani për një agjenci lajmesh në turqi.

Erdogani ka thënë po ashtu se nuk është punë e lehtë të merret në kontroll aeroporti.

Ai ka shtuar se së shpejti do të vendosë nëse Turqia mund ta udhëheqë aeroportin.

Pavarësisht deklaratave të tij, duket pak e mundur që Turqia ta bëjë një gjë të tillë për shkak se nga e mërkura ka nisur tërheqjen e pothuajse 500 trupave ushtarake nga Afganistani.

Related posts

OKB-ja kërkon moratorium në përdorimin e inteligjencës artificiale

D V

110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Indi

D V

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More