Talebanët pretendojnë se rajoni i fundit afgan është tanimë nën kontrollin e tyre

Tre burime talebane thanë se milicia islamike kishte marrë të premten luginën Panjshir në veri të Kabulit, pjesa e fundit e Afganistanit që po kundërshtonte pushtimin nga talebanët.

 

“Me lejen e Allahut të Plotfuqishëm, ne jemi nën kontrollin e të gjithë Afganistanit. Problematikët janë mundur dhe Panjshir tani është nën komandën tonë”, tha një komandant taleban.

Megjithatë, Reuters raporton se nuk ishte menjëherë e mundur të konfirmohen raportet, transmeton Telegrafi.

Ish-nënpresidenti Amrullah Saleh, një nga drejtuesit e forcave opozitare, i tha stacionit televiziv Tolo News se raportet se ai kishte ikur nga vendi ishin gënjeshtra.

Në një video të publikuar në Twitter nga një gazetar i BBC World, i cili tha se ishte dërguar nga Saleh, ai tha: “Nuk ka dyshim se jemi në një situatë të vështirë. Ne jemi nën pushtimin e talebanëve… Ne i kemi mbajtur tokat, ne kemi rezistuar”.

Ai gjithashtu shkroi në Twitter: “Rezistenca po vazhdon dhe do të vazhdojë. Unë jam këtu me tokën time, për tokën time dhe duke mbrojtur dinjitetin e saj”.

Djali i tij, Ebadullah Saleh, mohoi deklaratat që Panjshir kishte rënë, duke thënë se “jo, është informacion i rremë. 

Related posts

Shembull tolerance: Imami dhe prifti shqiptar në Kanada, bashkë në xhami, bashkë në kishë

Redaksia

Pas akuzave të vazhdueshme të Erdoganit, deputeti ishte arrestuar – por, sot u lirua politikani kurd

D V

Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com