Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Talebanët sulme ndaj forcave afgane të sigurisë, 10 të vdekur

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, pasi zëdhënësi i grupit, Zabiullah Mujahed, e quajti sulmin si pjesë të ofensivave të tyre të vazhdueshme “al-Fath”.

Talebanët kanë vrarë së paku 10 pjesëtarë nga personeli i sigurisë në provincën veriore Kunduz të Afganistanit, që kufizohet me Taxhikistanin, konfirmoi sot një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Mohammed Yosuf, shefi i këshillit krahinor në Kunduz, për AA tha se postblloqet e përbashkëta kontrolluese dhe ekipet e patrullimit të ushtrisë dhe milicisë lokale pro-qeveritare të dielën vonë u sulmuan nga talebanët në rrethin Imam Saheb. 

Luftimet vazhduan deri herët të hënën, duke lënë të paktën 10 forca të sigurisë të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, shtoi ai.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i grupit, Zabiullah Mujahed, e quajti sulmin si pjesë të ofensivave të tyre të vazhdueshme “al-Fath”.

Kjo vjen një ditë pasi kryengritësit u zotuan të hakmerren për viktimat e pretenduara civile në Kandahar.

Afganistani të dielën pretendoi të ketë vrarë të paktën 90 militantë talebanë në provincën jugore të paqëndrueshme. Ministria e Mbrojtjes tha se sulmet e shumta nga talebanët u zmbrapsën si dhe vijuan operacionet pasuese të pastrimit të kryera në rrethe të ndryshme.

Rritja e dhunës vjen derisa Kabuli dhe talebanët janë përfshirë në bisedime për paqe që filluan më 12 shtator në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Negociatat kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit gati dydekadësh pas marrëveshjes historike për paqe midis SHBA-së dhe talebanëve në shkurt që kërkon tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Afganistani.

Postime të ngjashme

Ekspertët e OBSH pritet “të copëtojnë” raportin e përkohshëm në Wuhan

S.B.

Universiteti turk: Vaksina Sinovac e Kinës 83.5% efektive

Z H

CMG-ja: Çfarë po pret bota nga “Dy Sesionet” e Kinës?

Z H

Protesta në Senegal për shkak të burgosjes së liderit të opozitës Ousmane Sonko

S.B.

Zelanda e Re i shpëtoi një cunami

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...