Talebanët varin 4 persona në mes të sheshit

Talebanët kanë varur 4 persona në mes të sheshit dje të cilët kishin rrëmbyer një biznesmen bashkë me djalin e tij të vogël.Sher Ahmad Ammar, guvernatori i Heratit, tha se ata ishin vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit, kur po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti me pengjet.“Trupat e tyre u sollën në shesh dhe u varën në mënyrë që të tjerët që kanë ndërmend të rrëmbejnë njerëz, ta dinë se çfarë i pret”, tha Ammar.

 

Ditën e djeshme, një nga anëtarët më të njohur të talebanëve ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve për kriminelët ishte i domosdoshëm.“Gjymtimet janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003”, u shpreh Turabi.

Related posts

Shkon në pesë numri i viktimave nga shpërthimi në Gjermani

D V

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Redaksia

SHBA tërheq kërkesën për ekstradimin e shefes së Huaweit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More