Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Talenti i Hertha Berlinit bashkohet me Kosovën

Presidenti Agim Ademi bashkë me nën kryetarin e parë të FFK-së Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është̈ përgjigjur pozitivisht Kosovës.

Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.

Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.

Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.

FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve.

Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane. /

Postime të ngjashme

Harry Kane nuk rikthehet te Tottenhami derisa t’i garantohet largimi

D V

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea, Udinese shfaq interesim serioz

D V

Koeman me mesazh të qartë për Umtitin dhe Braithwaite

D V

Pritje spektakolare e Buffonit në debutimin e tij të dytë te Parma si 43 vjeçar

D V

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

D V

Barcelona në pozitë ideale për transferimin e Saul

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...