Talibanët arrestojnë katër militantë të IS-it

Talibanët thanë se kanë arrestuar katër anëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS), në veri të Kabulit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ata u arrestuan gjatë një operacioni në rrethin Paghman, ku u konfiskuan edhe dokumente dhe armë.

Mujahid nuk dha detaje të tjera.

Dega lokale e Shtetit Islamik, Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K), nuk i ka komentuar këto pretendime.

Qëkur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, militantët e IS-K kanë shtuar sulmet kundër sundimtarëve të rinj të këtij vendi.

I fundit ka ndodhur më 3 tetor, kur grupi ka marrë përgjegjësinë për një shpërthim vdekjeprurës pranë hyrjes së një xhamie në Kabul.

Talibanët dhe militantët e IS-K janë rivalë dhe ata kanë luftuar njëri-tjetrin edhe para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan.

Related posts

Vendet e Ballkanit Perëndimor në rend dite në samitin e BE-së në Brdo

D V

Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

D V

Franca thotë se do të tërheqë ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia, pas marrëveshjes Aukus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More