Talibanët thonë se kanë marrë kontrollin e provincës Panjshir

Talibanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të provincës Panjshir – zonës së fundit në Afganistan që kontrollohej nga forcat e rezistencës.

 

Këto të fundit i hodhën poshtë pretendimet e grupit militant.

Konfirmime të pavarura të ngjarjeve atje tash për tash është e pamundur të sigurohen, pasi talibanët kanë ndërprerë linjat e telefonit, internetin dhe energjinë elektrike.

Talibanët kanë marrë kontrollin e shumicës së Afganistanit tri javë më parë.

Ata kanë marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht, pas rënies së Qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.

Që atëherë ka pasur luftime të ashpra në Luginën Panjshir – në veri të kryeqytetit Kabul – ku Fronti Kombëtar i Rezistencës ka kundërshtuar sundimin taliban.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, lëshoi një deklaratë të hënën, duke thënë se Panjshiri tani është nën kontrollin e luftëtarëve talibanë.

Zëdhënësi i Frontit Kombëtar të Rezistencës tha se këto pretendime janë “të pavërteta”.

Në mediat sociale janë postuar fotografi që duket se tregojnë talibanët duke qëndruar para kompleksit të guvernatorit të provincës Panjshir.

Related posts

Si ndodhi që teoritë konspirative kundër COVID-19 t’i kushtojnë me jetë shumë njerëzve në mbarë botën?

D V

Milorad Dodikun e shqetëson një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës

N E

Shefi i AstraZeneca: Të mos ngutemi për dozën e tretë të vaksinave anti-COVID

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com