Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Tani e tutje, Instastoryt do të duken ndryshe

Instastoryt do të vijnë me një ndryshim të ri, pasi Instagrami ka shtuar opsionin “Captions”. Falë këtij opsioni videon në Story mund ta shoqëroni me një përshkrim automatik bazuar në përmbajtjen e saj.

Për të përdorur funksionin, ju së pari duhet të regjistroni një video të re duke përdorur Stories në aplikacionin Instagram, ose të zgjidhni një video nga galeria e telefonit tuaj. Më pas klikoni “Captions”, e cila do ta shndërrojë fjalimin tuaj automatikisht në tekst.

Kjo mundëson që mesazhi të jepet në mënyrë të qartë dhe është konsideruar si një lehtësim për të gjithë personat që kanë vështirësi me dëgjimin. Gjithashtu, ofron një mënyrë që përdoruesit të shikojnë video pa zë, pavarësisht se ku ndodhen.

Opsioni i ri që u prezantua më 4 maj momentalisht është gati vetëm për Story-it, por sipas Instagramit do të jetë i qasshëm shpejt edhe për Reelsat. \ a2news

Postime të ngjashme

Formula 1 në qiell: Makina e parë garuese bën fluturimin e parë, para debutimit të garës më vonë këtë vit

Dafina Vidishiqi

Detaje të rreja rreth kompjuterit të parë kuantik

Dafina Vidishiqi

Zbulohen karakterisitikat e Windows 11/ Ja risitë

Lea Muslija

Astronautët riparojnë panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar

Lea Muslija

Ja kur do të arrijë pajisja e fundit e realitetit virtual nga Sony dhe si do të duket

Dafina Vidishiqi

Zbulohen madhësitë e Samsung Galaxy S22, sërish i veçantë modeli Ultra

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...