Tani keni shansin për të zotëruar një Nissan GT-R50 ultra të rrallë

nga D V

Ju kujtohet Nissan GT-R50?

I prezantuar për herë të parë si koncept në vitin 2018, ai doli në prodhim në fund të vitit 2020, me gjithsej 19 njësi të ndërtuara.

Tani, ju mund të zotëroni një.

GT-R50 i 11-të i ndërtuar ka dalë në shitje në Legendary Motorcar Company, një tregtar veturash të përdorura në Ontario, Kanada, përcjell Telegrafi.

Ai përmban një motor V-6 3.8-litërsh me turbo të dyfishtë, i vlerësuar me 710 kuaj fuqi.

Fuqia arrin në të katër rrotat nëpërmjet një transmetimi me gjashtë shpejtësi.

Kompania Legendary Motorcar nuk liston një çmim për këtë GT-R50, megjithëse është e sigurt se do të shitet shumë herë më shumë se një GT-R normale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More