Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone, dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.
Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.
Kjo veçori e re është e çaktivizuar, kështu që duhet ta aktivizoni manualisht.
Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.
Pas këtyre hapave, mund të filloni një bisedë me zë me chatbot-in, të largoheni nga ai dhe të vazhdoni të flisni.
Kjo e bën atë të funksionojë si një asistent i ngjashëm me Siri-n.
Ndryshe, Apple së shpejti pritet të njoftojë një partneritet zyrtar me OpenAl për të integruar ChatGPT në iOS 18 dhe ndoshta prezantimin e një Siri të ri.