Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Tani mund të raportoni nëse dikush ka ripublikuar përmbajtjet tuaja në Facebook dhe Instagram

Lajmi do të jetë shqetësim i madh për shumë llogari në Facebook dhe Instagram të cilët lulëzojnë për shkak të ripostimit të përmbajtjeve të të tjerëve.

Facebook do tu japë përdoruesve më shumë akses në mjetin e të drejtave të autorit Rights Manager.

Administratoret e faqeve tani mund të pretendojnë të drejtat mbi foto, video dhe muzikë që të mund të rezultojë në fshirjen e më shumë përmbajtjeve në Facebook dhe Instagram për shkak të të drejtave të autorit.

Lajmin e dha menaxherja e produktit Jeniece Primus pranë Facebook se platforma do të zgjeronte funksionalitetin e Rights Manager. Përdoruesit e Facebook mund të kërkojnë fshirjen e përmbajtjeve vetëm për muzikën dhe videot.

Facebook filloi të mbrojë të drejtat e autorit për imazhet vetëm në Shtator të 2020. Kështu krijuesit mund të mbrojnë përmbajtjet e tyre si dhe të gjejnë dhe gjurmojnë foto, video dhe muzikë të ngjashme në Facebook dhe Instagram.

Lajmi do të jetë shqetësim i madh për shumë llogari në Facebook dhe Instagram të cilët lulëzojnë për shkak të ripostimit të përmbajtjeve të të tjerëve. Këto llogari do të vuajnë mbi të gjithat.

Fotografët, artistët, muzikantët do të përfitojnë nga Rights Manager.

Postime të ngjashme

Formula 1 në qiell: Makina e parë garuese bën fluturimin e parë, para debutimit të garës më vonë këtë vit

Dafina Vidishiqi

Detaje të rreja rreth kompjuterit të parë kuantik

Dafina Vidishiqi

Zbulohen karakterisitikat e Windows 11/ Ja risitë

Lea Muslija

Astronautët riparojnë panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar

Lea Muslija

Ja kur do të arrijë pajisja e fundit e realitetit virtual nga Sony dhe si do të duket

Dafina Vidishiqi

Zbulohen madhësitë e Samsung Galaxy S22, sërish i veçantë modeli Ultra

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...