Tani për tani nuk ka kërkesë për ekstradimin e diplomatit në paraburgim në Serbi

Shkup, 29 shtator – Për diplomatin tonë i cili është në paraburgim në Serbi tek ne nuk ka procedurë të hapur, për të cilën ne do ta kërkonim si shtet. Ne si Ministri e Drejtësisë nuk kemi marrë informacion në bazë të së cilës duhet të kërkojmë ekstradim ose transfer të një personi të dënuar, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

 

Ai përgjigjes së gazetarëve nëse ka progres në rastin me diplomatët e Maqedonisë së Veriut, theksoi se institucionet e Serbisë nuk kanë bërë asnjë kontakt me Ministrinë e Drejtësisë.

“Unë i kam informacionet të cilat me siguri i kanë edhe opinioni edhe një pjesë e funksionarëve qeveritarë. Ministria e Drejtësisë nuk ka këtu asnjë rol, pasi personi i cili është në paraburgim, diplomati ynë i cili është në paraburgim në Serbi, nuk ka procedurë të hapur tek ne për të cilën ne do ta kërkonim si shtet”, tha Mariçiq.

Ai përmendi se mund të kërkohet ekstradimi ose transferimi i një personi të dënuar, megjithatë, siç tha, diplomati nuk është as i dënuar akoma e as tek ne nuk ka procedurë në bazë të së cilës duhet ta kërkojnë.

Mariçiq tha se ministritë nga Serbia nuk kanë pasur kontakt me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa nuk ka informacion se kanë pasur kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Related posts

Në Kovid-qendrën në Dibër ka vetëm tre pacientë

D V

Moti sot shumë i ngrohtë me temperatura deri 39 gradë

Z H

Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More