Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tarandilis: Greqia si vend i respekton marrëveshjet dhe detyrimet ndërkombëtare

Athinë, 25 janar – Pavarësisht faktit që nuk jemi dakord me Marrëveshjen e Prespës, ne si vend i respektojmë detyrimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Hristos Tarandilis në bringun e sotëm të rregullt me gazetarët duke i komentuar deklaratat e djeshme të ish kryeministrit Andonis Samaras lidhur me Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Z. Samaras është ish kryeministër dhe pozicionet e tij për çështjet e politikës së jashtme janë të njohura tashmë një kohë të gjatë”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  për qëndrimet e shprehura  të Samarasit, si për marrëdhëniet me Turqinë, ashtu edhe për qëllimin të mos votohet për memorandum me Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me këtë kur këto memorandume do të  miratohen për ratifikim në Parlament, Tarandilisi tha se bëhet fjalë për një procedurë parlamentare.

Paralelisht, edhe një herë përsëriti se edhe pse Qeveria aktuale greke nuk është dakord me Marrëveshjen e Prespës, i respekton detyrimet e saj ndërkombëtare.

“Rrethanat me vendin fqinjë paraqesin detyrim ndërkombëtar të vendit tonë. Vendi ynë i respekton detyrimet e veta ndërkombëtare, pavarësisht faktit që, siç kemi deklaruar, nuk jemi dakord me Marrëveshjen e Prespës. Ne si vend i respektojmë marrëveshjet”, theksoi Tarandilis.

Ish kryeministri grek, ndërsa tani deputet i Demokracisë së Re Andonis Saaras në intervistën e djeshme për “Katimerinin”, siç publikoi MIA, lidhur me Marrëveshjen e Prespës tha se”as problemi nuk u zgjidh, as Greqia pa ndonjë gjë të mirë.  Vetëm dëm të padurueshëm kombëtar, duke i dhënë një emër, identitet dhe gjuhë” dhe paralajmëroi se kur të trija memorandumet me Maqedoninë e Veriut do të vijnë për ratifikim në Parlament, ai nuk do të votojë për to. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...