Taravari: ASH-ja do të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale

nga Xh M

Shkup, 15 prill – Pas më shumë se tre orë debat, ka përfunduar mbledhja e ASH-së. Arben Taravari në një paraqitje për media tha se Aleanca për Shqiptarët ka vendosur që në zgjedhjet lokale të kandidojë me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa për kandidatë për kryetarë komunash do të shohin se si do të rrjedhin gjërat.

Taravari ka lënë hapur derën nga sonte edhe për ASH-në e Ziadin Selës duke theksuar se ASH është shtëpi e madhe si që u kthye Isen Shabani ashtu janë të mirëseardhur të gjithë.

Taravari ka theksuar se nga muaj maj Aleanca për Shqiptarët do të hap shtabet e saj zgjedhore dhe do të komunikoj me qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More