Taravari: BDI nuk ka fituar që nga 2011, bashkimi i opozitës ia tregoi vendin e duhur

nga Xh M

Shkup, 4 nëntor – Kryetari i ASH-së, dhe njëherit ministrit i Shëndetësisë, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus, TV21, tha që duhet të qartësohet e të thuhet shpesh herë që BDI nuk ka fituar zgjedhjet që nga viti 2011, por që si pasojë e përçarjes në kampin opozitar BDI ateronte në pushtet.

“Ahmeti i humb zgjedhjet nga viti 2011. Që nga atëherë opozita ka pasur shumë me shumë vota se BDI. Por mos bashkimi i opozitës i ka mundësuar BDI-së të bëhet pjesë e pushtetit. Ai kishte mekanizma të instaluar që pamundësonte bashkimin e opozitës”, tha Taravari në TV21.

Ai mes tjerash potencoi që humbjet e njëpasnjëshme të BDI-së janë dëshmi që shqiptarët nuk pranonin politikbërjen e kësaj partie, por nga zgjedhjet rezultonte një imponim i padëshirueshëm politik.

Në pyetjen për zgjedhjet e ardhshme paralamentare, Arben Taravari, përgjigjet që nuk ka nevojë për parlamentaret pasi lokalet do të jenë dëshmi e mjaftueshme për ta korurzuar kapitullimin politik të Ali Ahmetit.

“Ju garantojë që zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë përfundimi politik i Ahmetit. Prandaj, vetëm duhet të presim të kemi durim deri vitin që vjen që të korurzojmë përfundimin politik të BDI-së, dhe kreut të saj, Ali Ahmeti.

Taravari: Ahmeti e ka shëtitur Vuçiqin ne Shkup, por ne asnjëherë si kemi thënë Rrahman Morina

Taravari në Click Plus TV21, tha se akuzat e ofendimet e të ashtuquajturit Front Evropian ishin të pa kontrollueshme edhe pse kreun e tyre e kishin figurën më adekuate për t’ia drejtuar ato ofendimet.

“Përshembull, ata na quanin neve Rrahman Morina edhe pse harronin se Ali Ahmeti e ka shëtitur Vuçiqin në Shkup. Pra, ne në asnjë rast nuk e kemi quajtur Ahmetin Rrrahman Morinë edhe pas këtij veprimi”, tha Taravari në TV21.

Ai gjithashtu shtoi se është çudi si do tu drejtohet Ahmeti në zgjedhjet e ardhshme 107 mijë votuesve shqiptarë.

“107 mijë vota të pastra shqiptare Ali Ahmeti i quan Rrahman Morina dhe vasal. Unë nuk e di si do ju drejtohet këtyre shqiptarëve Ahmeti në zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Taravari.

Taravari: Protestat 10 vjeçare nga specializantet privat përfunduan me vendimin për punësimin e 600 specializantëve të ri

I pari i shëndetësisë, Taravari shpreh optimizëm se së shpejti do të arrihet një marrëveshje kolektive, e cila do të mbulojë të gjithë personelin mjekësor si për çështjen e rritjes së pagave ngjashëm edhe për punësimet e radhës që duhet të bëhen në këtë sektor.

“Jemi në negociata me të gjitha sindikatat e shëndetësisë dhe shpresoj që së shpejti të ulemi, që pastaj edhe me kryeministrin dhe të biem dakord për një marrëveshje kolektive që do të ishte zgjidhje për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Dhe kjo është zgjidhja për dhjetë vitet e ardhshme, që të mos kemi dhimbje koke me mjekët. Shpresoj që këtë javë të ulemi me edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin dhe sindikatat e shëndetësisë mund të jenë të pranishme për të arritur një marrëveshje. Sigurisht që do të ketë rritje pagash sidomos për personelin e mesëm mjekësor”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në TV21

Taravari po ashtu bëri të ditur se në vitin e parë të qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE, “VLEN” dhe ZNAM pret të paktën 1800 vende pune në shëndetësi.

“Unë shoh që kryeministri është në disponim të mirë për të gjetur një zgjidhje për “kontraktorët” që janë  angazhuar në këtë mënyrë prej vitesh. Ka njerëz që janë të punësuar vetëm përmes kontratave në vepër prej pesë deri në dhjetë vjet. Ata punojnë në shëndetësi me paga që janë nën minimumin dhe mendoj tepër keq për ata njerëz. Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe po përpiqemi për këtë gjë. Shpresoj që së shpejti përfundimisht do ta rregullojmë këtë çështje”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Taravari.

Ai mbetet stoik në çështjen e punësimeve që do të bëhen në sektorin e shëndetësisë.

“Jam optimist se do ta përfundojmë këtë punë. Tashmë ka një zgjidhje për 600 mjekë specialistë, ata që protestuan për dhjetë vjet me radhë, dhe 300 të tjerë do të punësohen këtë vit dhe 300 të tjerë vitin e ardhshëm, gjithsej 600 mjekë, është një ‘nxitje’ e madhe për shëndetin publik. Dhe nëse përfshijmë 1.200 personel mjekësor me shkollë të mesme, në përgjithësi ata do të jenë ndihmës, higjienistë, infermierë, punëtorë laboratori, që në total i bie që kemi të bëjmë me 1800 vende pune”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More