Taravari: Brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën e Arben Xhaferit

nga D V

Shkup, 24 janar – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar ish kryetarin e PDSH-së, Arben Xhaferin me rastin e ditëlindjes së tij. Taravari shkruan se Xhaferi është një nga të rrallët që secili e kujton si një personalitet i jashtëzakonshëm. “N’Ballkan është e vështirë që njerëzit e politikës të kujtohen për mirë…Arben Xhaferi është një nga të rrallët të cilin çdokush e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm. Sot do të festohej ditëlindja e tij…e cila nuk është harruar edhe pse ai ka kohë që është larguar nga jeta. Të qoftë kujtimi i paharruar i shtrenjti miku im, sepse brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën Tënde!”, ka shkruar Taravari.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More