Taravari dhe Kasami takojnë anëtarët e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art

nga D V

Shkup, 12 prill – Kandidati për president i koalicionit VLEN, Dr Arben Taravari i shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot takuan anëtarët e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me seli në Tetovë.

Taravari paraqiti prioritetet e platformës së tij presidenciale në lidhje me shkencën, në veçanti rritjen e investimeve në shkencë dhe promovimin e R&D-së. Taravari dhe Kasami theksuan se me ardhjen në pushtet të Koalicionit VLEN, qeveria e re do të ketë si prioritet pavarësimin e universiteteve dhe rritjen e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

Nga Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, theksuan nevojën e madhe për rritje të përkrahjes për shkencë dhe kërkesën e tyre për institucionalizim të Akademisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More