Taravari: Do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë dhe shkolla

Shkup, 7 tetor – Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për në Gostivar, Arben Taravari duke folur për projektet kapitale që janë paraparë në programin e zgjedhjeve lokale, theksoi se në ekipin e tij, kanë për qëllim që Gostivarin ta shndërrojnë në qendër moderne, të zhvilluar dhe turistike.

 

“Në programin tonë, i cili është në tre gjuhë, kemi disa investime që janë të rëndësishme për Gostivarin. Programi ynë quhet ‘Transformimi i Gostivarit. Do të dëshironim që Gostivarin ta shndërrojmë në qytet me katër sezone, ku turistët vizitojnë atë gjatë gjithë vitit. Një ndër projektet është edhe ‘Aqua parku’, i cili është në fazën e fizibilitetit dhe vetëm duhet të bëhet konkursi të shohim se cila kompani do të hyjë në partneritet publiko-privat me komunën”, u shpreh Taravari.

Kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari po ashtu paralajmëroi dislokimin e deponisë rajonale “Rusino” dhe se investimet do të vazhdojnë.

“Investimet në shkolla dhe në infrastrukturë do të vazhdojnë. Do të angazhohemi për dislokimin e deponisë rajonale ‘Rusino’, për arsye se nuk ka zgjidhje tjetër përveç heqjes së deponisë. Do ta përmendja edhe fillimin me punë të Qendrës për Autizëm e cila është e para në vend”, tha mes tjerash Taravari.

Related posts

Carovska: LSDM ndërton të tanishmen dhe të ardhmen

D V

Sadi Bexheti me paraqitje emocionale: Tetova është qyteti im, sot është lënë në harresë (Video)

D V

Pritje madhështore për Taravarin në Reçan të Gostivarit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More