Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Taravari dyshon se këtë vit do të ketë regjistrim

Gostivar, 29 janar – Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari dyshon se këtë vit do të mbahet regjistrimi. Për të është e paqartë metodologjia e regjistrimit dhe nuk do të shkojë në debatet, sepse siç tha, në to shumica e kryetarëve të komunave përfaqësojnë qëndrime partiake.

Dyshimi se regjistrim këtë vit nuk do të ketë, Taravari e tha në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se a ka marrë ftesë për pjesëmarrje në debatet e paralajmëruara. I pyetur se në çka bazohet dyshimi, theksoi se afatet janë të shkurta që të përmbushen kushtet, ndërsa e paqartë është edhe metodologjia.

“Regjistrim duhet të ketë, këtë e kam thënë disa herë dhe qëndroj në qëndrimin tim. Megjithatë kemi disa vërejtje për metodologjinë. Nuk mund ta kuptoj as drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës i cili në disa raste flet ndryshe. Për këto shkaqe, kam dilema personale se regjistrimi do të mbahet këtë vit. Ja, tashmë jemi në shkurt, ndërsa përgatitjet për një operacion të këtillë të rëndësishëm nuk kanë filluar”, tha Taravari, duke e theksuar se ai është qëndrim i tij personal, përcjell Zhurnal.mk

Debatet për regjistrimin në të cilat janë ftuar kryetarët e komunave i konsideron si të panevojshme. Në to nuk do të shkojë, sepse në BNJVL shumica janë kuadër i LSDM-së dhe propozimet e kryetarëve opozitarë të komunave nuk do të pranohen.

“Morëm ftesë nga BNJVL, por atje prej 85 kryetarëve të komunave, vetëm pesë nuk janë nga LSDM-ja. Unë tashmë një vit e gjysmë i injoroj mbledhjet e tyre, kështu do të jetë edhe me këtë. Në këtë temë do të debatojmë, por në BNJVL jo”, sqaron kryetari i Gostivarit, Arben Taravari. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...