Taravari: Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, i udhëhequr nga një shqiptarë

Gostivar, 14 tetor – Kandidati nga radhët e koalicionit ASH-AAA dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, sonte tha se Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut i udhëhequr nga një shqiptar.

 

“Për 4 vite, Gostivari i 2017-tës, ishte ranguar si komuna e 65-të, me transparencë, ndërsa sot, Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë këtu, komunat, ministrit, drejtoritë i udhëhequr nga një shqiptarë.  Këtë nuk e them unë. Këtë e thotë Qendra Evropiane për analiza ekonomike. Dhe në qoftë se e shohim një anketë tjetër për besueshmërinë e komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gostivari është i radhitur i dyti. I pari është Kavadarci, i dyti Gostivari, e treat Kumanova, e kështu me radhë. Domethënë përsëri komunë e parë shqiptare me besueshmëri te qytetarët.  Vetëm në një analizë të USAID-it jemi të fundit, a e dini për çfarë, për korrupsion, dhe më ketë duhet të jemi shumë krenarë”, ka deklaruar Taravari.

Related posts

Tonin: Miqve bullgarë do u themi se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është në interes të tyre

Z H

Botimi elektronik i “Gazetës Zyrtare të RMV-së” fitoi karakter zyrtar

Z H

Delegacioni qeveritar vendosi lule për nderi të viktimave të luftës antifashiste në memorialet në Kumanovë dhe Prilep

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More