Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”

nga D V

Shkup, 24 janar – Njëri nga liderët e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë organizatorët e “27 prillit” janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov.

Taravari akuzon se të dy këto të dyshuar janë amnistuar nga BDI.

“Dy organizatorët kryesorë të 27 prillit ishin Gruevski dhe Mijalkov. BDI-ja i amnistoi ato duke ndryshuar Kodin Penal, nëpërmjet ministrit të tyre, vetëm që ata të shpëtonin.

Ato që kanë ndonjë paqartësi rreth kësaj pune tashmë janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Ahmetit, ai di shumë për 27 prillin, le ta pyesin”, shkruan Taravari në profilin e tij në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More