Agjencia Zhurnal.mk

Taravari i përgjigjet BDI-së: Ahmeti e din shumë mirë kush janë faktorët me relevancë që dëshirojnë koalicionin trepalësh ASH-AAA-BESA

Shkup, 12 janar, Zhurnal.mk – Pas shumë kritikave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe reagimi i ambasadorëve të Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Arben Taravari sot në rrjetin social facebook sërish bënë të ditur se që ka faktorë me relevancë nga të dy shtetet që të ndodh koalicioni trepalësh ASH-AAA-BESA, përcjell Zhurnal.mk

“Po, është shumë e vërtetë që faktorë me relevancë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, janë shumë të interesuar që të ndodh koalicionimi trepalësh ASH-AAA-BESA, me të vetmin qëllim që BDI të mposhtet bindshëm dhe të shkon në opozitë”.

Sipas tij, ambasadat e këtyre shteteve e as Tirana e Prishtina zyrtarisht as që duhet janë të kyçur. Por Taravari thotë se Ali Ahmeti e di shumë mirë kush janë këto faktor me relevancë.

Natyrisht, që këtu nuk janë të kyçur Ambasadat e shteteve shqiptare dhe as Prishtina dhe as Tirana zyrtare, njësoj sikur me rastin e platformës së partive politike parlamentare shqiptare të vitit 2017.

z.Ali Ahmeti e di shumê mirë, kush janë këto faktor me relevancë nga këto dy shtete”, ka shkruar Arben Taravari në facebook.

https://web.facebook.com/arben.taravari/posts/10221227957269563

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...