Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Taravari: Jemi në bisedime me të gjitha partitë për koalicion

Shkup, 13 shkurt – Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një dalje për media tha se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me të gjitha partitë politike për koalicion në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, raporton TV21.

Taravari gjithashtu shtoi se po bisedojnë edhe me partitë më të vogla të etnive tjera, dhe se një koalicion do të ketë me njërën nga partitë më të mëdha nga blloku maqedonas.

“Partia jonë është në bisedime jo me VMRO-në por me të gjitha partitë politike edhe me LSDM-në edhe me partitë tjera të etnive më të vogla dhe me probabilitet të madh ne do të bëjmë një koalicion me ndonjërën prej partive më të mëdha maqedonase. Nëse LSDM-ja sipas të gjitha gjasave do të shkojë me BDI-në neve do të na mbetet që ta bëjmë me VMRO-në, por për këto vendime në fund vendos kuvendi i partisë dhe i sjell vendimet definitive”, deklaroi Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Postime të ngjashme

Rektorati I Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup me apel për vaksinimin e stafit dhe studentëve të UNT-së

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...