Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Përplasje mes pushtetit dhe opozitës rreth gjendjes në shëndetësi

Shkup, 15 tetor – Mjeku Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për menaxhimin e koronavirusit tha se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në botë, që ende pas 7 muajsh, nuk ka një strategji për menaxhimin e pandemisë. Ai tha se duke pare numrat në vendin tonë, qeveria ka dështuar plotësisht me menaxhimin e pandemisë, duke përmendur numrin e lartë të të prekurve dhe të të vdekurve krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Është e vërtet se ka rritje të numrit të infektuarve, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Serbi, Shqipëri, Evropë edhe botë. Por një fakt është i pamohueshëm sepse nëse bëjmë kategorizimin e shteteve në bazë se si është menaxhuar kriza e kovidit, do të shohim se Maqedonia është në grupin e katërt, dmth. të fundit në sukseshmërinë e menaxhimit të kësaj krize. Këtë fakt nuk po e them unë por e kanë nxjerrë institucione relevante ndërkombëtare. Po sipas këtyre organizatave në bazë të vdekshmërisë nga ky virus Maqedonia është në vendin e 21, dmth. një nga më të këqijtë në botë, 400 në një milion banor. Nëse krahasohemi me shtetet përreth nesh do të shohim se Greqia ka 40 të vdekur në një milion banorë, Bullgaria 110, Serbia 150. Pra Maqedonia është në absolut me numrin më të lartë. Jemi shteti i vetëm në botë që nuk ka një strategji për të përballuar këtë pandemi. As udhëzime tonat nuk kemi.

Ndërsa zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani tha se ata si ministri e kishin pritur një gjë të tillë, por jo me këto trende dhe me këto shifra.

Ai tha se shqetësuese është përqindja e lartë e të testuarve që dalin pozitivë. Por ai siguroi se Qeveria i ka marrë të gjitha masat e duhura, biles ndonjëherë edhe më agresive se ç’duhet.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Asani mbron idenë e maskave të obligueshme në ambient të hapur. Sipas tij, ky është paralajmërim i masave më shtrënguese që mund të pasojnë.

Realisht mendoj se mbartja e maskës duhet të jetë obligative dhe duhet mbajtur në çdo situatë përveç atyre të parapara me ligj. Kjo është një fazë më e avancuar e masave për t’iu afruar një faze më të rëndë të masave që hipotetikisht mund të vihen në funksion – tha Ilir Asani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Eurodeputetët drejtuar Shkupit dhe Sofies, largohuni nga debatet historike

N E

Analizë – Drejtësia në RMV-të / Funksionarët amnistohen të tjerët dënohen!

R Zh

Mund të vazhdohet ora policore

N E

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet

N E

Vuçiq emëron Nevena Jovanoviq si ambasadore të Serbisë në Maqedoninë e Veriut

N E

Xhaferi: Kuvendi duhet të zhbllokohet pa kushtëzime dhe ultimatume

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...