Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Taravari kundër Zaev: Kemi shumë gjëra për të bërë para se të legalizojmë kanabisin

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Taravari kundër Zaev: Kemi shumë gjëra për të bërë para se të legalizojmë kanabisin

Sekretari i ASH-së dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari është kundër legalizimit të kanabisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jam kundër idesë së kryeministrit, dhe në këtë kohë aq më pak mund të mendohet për këtë gjë pasi kemi vërtetë shumë punë të tjera për të bërë”, tha Taravari në “Click Plus” në Tv 21.

Ne nuk jemi shtetet skandinave e as Holanda, tha më tej Taravari që të legalizojmë kanabisin, duke shtuar se nëse një gjë e tillë do të ndodhte në vendin tonë “do të kishte shumë keqpërdorime”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryeminitri Zoran Zaev tha se është pro legalizimit të kanabisit dhe të fillohet në fillim me Shkupin dhe Ohrin.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...