Taravari: Maqedonia nuk merr datë për bisedime as në dy vitet e ardhshme

Shkup, 8 tetor – Nga informatat që i kam nga Brukseli, mund të them se datë për bisedimet me BE-në, nuk do të marrim as këtë vit e as vitin tjetër. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin në TV 24.

 

“Do të dëshiroja ju të keni të drejtë dhe unë të gabojë, ku është fati që të marrim datë, por nuk do të marrim përsëri edhe në dhjetor do të na thoni se qershorin e ardhshëm do të marrim datë.

Mendoj se ne do të duhet të koncentrohemi më shumë në përmirësimin e punëve në shtet, ngase jo rastësisht na quajnë regjim hibrid. Transarency International është një institucion relevant e cila na rangon në bazë të korrupsionit në vitin 111.

Aferat çfarë ndodhinë, me rastin zhvatja, me pasaportat, këtë nuk e them unë këto janë fakte”, deklaroi Arben Taravari.

Taravari ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiq, në studio i tha se ish kryetari i partisë së tij, Branko Cërvenkovski, ka deklaruar se Maqedonia është shtet i ko rruptuar.

Related posts

Ziadin Sela nga Tearca: Do ta fitojmë betejën ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëvе

Redaksia

LSM: Interesim i madh për denoncime të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve

N E

Shekerinska nga Lisbona: I bëmë hapat e parë drejt bashkëpunimit intensiv në mbrojtje me Portugalinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More