Taravari me bashkëpartiakë për vizitë në Bujanoc

Shkup, 27 korrik – Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari i shoqëruar nga bashkëpartiakët Vjollca Berisha dhe Huzeir Mustafi ka qëndruar për vizitë në komunën e Bujanocit, ku është takuar me deputetin Shaip Kamberi, kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa si dhe zyrtarë lokal. Ai këtë vizitë e ka njoftuar edhe përmes rrjeteve sociale.

 

“Në Bujanoc së bashku me Vjollcën dhe Huzeirin kishim nderin që të bashkëbisedojmë vëllezërisht me zërin e shqiptarëve në parlamentin e Sërbisë z. Shaip Kamberi, kryetarin e këshillit kombëtar të luginës së Preshevës z. Ragmi Mustafi, kryetarin e kuvendit komunal të Bujanocit z. Enver Ramadani si dhe kryetarin e degës Bujanocit Dr.Burhan Halili.

Gjendja e vështirë e shqiptarëve si dhe mungesa e të drejtave të shqiptarëve në dy anët e kufirit është shqetsimi ynë i përbashkët, si dhe angazhimi për avansimin e çështjes shqiptare,në çdo vend ku jetojnë shqiptarë!”, ka shkruar Taravari.

Related posts

Mbi 30 mijë kartela falas u janë ndarë deri tani shtetasve serb për pikëpagesat rrugore

Z H

Rritet kostoja e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë

N E

Dimitrov – Dovzhan: Sllovenia do të punojë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More