Shkup, 23 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zhvilluar takim pune me ambasadoren norvegjeze, Khristin Melsom, gjatë së cilës është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në shëndetësi mes dy vendeve.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, ambasadorja duke e uruar ministrin Taravari për pozitën e tij, shprehu gatishmërinë për të mbështetur sistemin tonë shëndetësor dhe për të shkëmbyer përvojat e ndërsjella në fushën e shëndetësisë.