Taravari: Në Gostivar shkojmë për fitore në rreth të parë

Shkup, 8 korrik  – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën e tij për “Lokalno.mk”, thotë disa anketa nga organizata ndërkombëtare tregojnë se Komuna e Gostivarit është ndër komunat më të suksesshme dhe më transparente.

 

“Disa anketa nga nga organizata joqeveritare ndërkombëtare na rangojnë në mesin e komunave më transparente dhe më të suksesshme në Maqedoni. Bashkërisht me ekipin tim, me kujdes kemi punuar këto 4 vite, punuam shumë dhe mbetet të punojmë edhe në katër vitet e ardhshme. Në atë ekip janë 15 profesionistë dhe njerëz të ndershëm dhe të rinj”, thotë Taravari.

Në pyetjen se çfarë ndodh nëse humb në Gostivar, Taravari u përgjigj se pret fitore në rreth të parë dhe se për këtë vendosin qytetarët.

“Në Gostivar presim fitore në rreth të parë. Nëse qytetarët e Komunës së Gostivarit vendosin në rreth të parë që Taravari të humb të paktën me një votë, unë do të vazhdoj si profesor universitar dhe mjek në Klinikën e Neurologjisë në Shkup. Edhe me zemër edhe me shpirt përkas atje ashti si i përkas edhe komunës. Japim maksimumin, ndërsa populli vendos nëse kemi bërë mirë ose jo”, thotë Taravari.

Në pyetjen me korrupsionin në vend, Taravari tha se kjo Qeveri paraqet vazhdim të regjimit të kaluar.

“Një pjesë e ministrave dhe drejtorëve të ekipit të Gruevskit tani janë ministra dhe drejtorë të Zaevit, një pjesë e bashkëpunëtorëve të Gruevskit tani janë bashkëpunëtorë të kryeministrit”, tha Taravari duke shtuar se ka shumë afera korrupsioni që lënë përshtypjen se regjimi i tanishëm hibrid është vetëm një mutacion “delta” i gruevizmit.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së, Arben Taravari zgjedhjet lokale duhet të mbahen bashkërisht me zgjedhjet parlamentare.

“Mendoj se duhet që paralelisht të mbahet edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale, për shkak se vetëm kështu mund të dalim nga ky qorr sokak dhe kjo agoni. Edhe të mos ketë zgjedhje parlamentare tani, në pranverë do të ketë duke pasur parasysh se shumica e komunave që udhëhiqen nga pushteti do të humbin. Kështu e thonë anketat që i marrim ditë për ditë”, tha mes tjerash kreu i komunës, Arben Taravari.

Related posts

Sot do të mbahet pilot projekti për Sistemin e paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur

N E

Moti nesër në Maqedoni

D V

Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina Johnson & Johnson

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com