Maqedoni

Taravari: Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq ASH-ja

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetar i Komunës së Gostivsrit, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq Aleanca për Shqiptarët dhe me çdo kusht t’i dëmtojë ato, duke iu dërguar për çdo ditë inspektorate të ndryshme komunës së Gostivarit, asaj të Vrapçishtit dhe Bogovinës.

“Në vend që Qeveria të gjej çantën me 1.5 milion euro të Boki 13, të zbardh rastin e Maxhar Telekomit që kishte një përfundim në Gjykatën e Njy Jorkut, rastin e Den Donçevit, të kaubojve të BDI-së që gjuajnë nëpër dasma, por asgjë nuk zbardhet nga këto raste, ndërsa pushteti mban inat me Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Taravari.

Ai tha se nuk janë kundër kontrolleve të inspektorateve, por ato duhet të shkojnë edhe në komunat e menaxhuar nga BDI-ja, siç është Tetova ku ka mbi 500 të punësuar. Taravari në fund shtoi se nuk i frigohen pushtetit LSDM-BDI dhe si opozitë do të jenë ferrë në sy për ta.

Postime të ngjashme

Mësimi online nuk do të nisë në shumë shkolla, shkak mungesa e pajisjeve

T E

Shilegov: Rrënimi i objektit të paligjshëm tek “Mavrovasja” do t’i destimulojë ndërtimet ilegale

XH,I

BDI: Gjendja me Covid-19 kërkon përgjegjësi nga të gjithë ne dhe respektim të masave

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...