Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Taravari: Qeveria SDSM-BDI diskriminimin ndaj Gostivarit dëshiron ta mbulojë me mashtrim

Shkup, 28 dhjetor, zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria SDSM-BDI, diskriminimin e saj dëshiron ta mbulojë me mashtrim. Ai thotë se mjetet financiare që ndan për Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, i shkruan sikur i pranon kryetari Arben Taravari.

“Duam t’i sqarojmë opinionit se nuk jemi kundër këtyre mjeteve financiare, por pushteti qendror me vetëdije duke e ditur se pushteti lokal nuk ka asnjë kompetencë mbi institucionet shëndetësore, dëshiron të luaj “të mirin”, për gjoja trajtim të barabartë ndaj të gjitha komunave”, shkruan ai.

Taravari thotë se realisht, paratë që ndahen për rinovimin e Spitalit të Gostivarit, janë mjete të cilat merren nga TAV të parapara për Kargo Aeroportin në Shtip me vlerë 35 milion euro.

“Qeveria këto para i ka ridestinuar për 99 projekte në 75 qytete. Dhe ajo çka bie në sy është se në të gjitha Komunat ka projekte infrastrukturore (kanalizim, rrugë ose shkolla), VETËM në Gostivar të hollat janë paraparë për renovim të SPITALIT! Kjo dëshmon edhe një herë se SDSM-BDI qëllimisht e diskriminon Gostivarin që udhëhiqet nga kuadro i ASH-së, subjekt politik i opozitës shqiptare, i cili përgjatë tre viteve të mandatit të tij, vazhdimisht është zgjedhur si kryetari më i suksesshëm në mesin e 80 komunave në vend”, ka shkruar Taravari duke shtuar se ne, duam t’i sigurojmë qytetarët e Gostivarit se paravarësisht hiles që ua bën pushteti qendror, do të vazhdojmë me fuqitë tona të realizojmë çdo kërkesë të tyre me qëllim përmirësimin e satandardit të jetesës.

“Për këtë kemi dëshmi se si për tre vite pa asnjë ndihmë e edhe me pengesa, arritëm të ndërtojmë mbi 60 kilometra rrjet të ri kanalizimi, mbi 35 kilometra rrjete ujësjellësi dhe rreth 30 kilometra rrugë të asfaltuara. Këto investime vetanake, udhëheqësit e komunave nga kuadrot e SDSM-BDI as edhe në ëndërr nuk mund t’i shohin e jo të bëhen realitet edhe pse pas tyre vazhdimisht ka qëndruar qeveria”, ka shkruar Kryetari i Gostivarit, Taravari.

Qeveria SDSM-BDI diskriminimin ndaj Gostivarit dëshiron ta mbulojë me mashtrimQeveria SDSM-BDI, diskriminimin e saj…

Posted by Arben Taravari on Monday, December 28, 2020

Postime të ngjashme

Shilegov: Kemi rezultate dukshëm më të mira me cilësinë e ajrit

D J

Carovska: Punojmë në zgjodhje të re ligjore për konfirmim më bashkëkohor të materialeve në arsim

D J

Fillon protesta për “Monstrën”, kërkohet liri dhe drejtësi

D J

Ristovska demanton Spasovskin për Mijallkovin

D J

CIVIL: Protestat për “Monstrën” të mbahen pa incidente të dhunshme dhe të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19

Bexhet Musliu

Bytyqi: Paga mesatare do të vazhdojë të rritet

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...