Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Taravari – Shabani: Depolitizimi dhe profesionalizimi në arsim janë të pashmangshëm

Gostivar, 29 janar – Investimet në arsim, ndryshimet metodologjike, depolitizimi dhe sistematizimi i punonjësve arsimorë, ishin temat e diskutimit në takimin e kryetarit Arben Taravari dhe zëvendës ministrit të arsimit dhe shkencës Arafat Shabani. Në takim u ra dakord që të thellohet bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe barrierat dikur të vendosura nga MASH, të mënjanohen.

“Më vjen mirë që sot edhe nga miku im, zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani, dëgjova se ky dikaster i jep prioritet depolitizimi dhe profesionalizimit në arsim, proces ky që ne si udhëheqësi në Komunën e Gostivarit, e kemi filluar që nga dita jonë e parë e menaxhimit para tre vite e gjysëm. Biseduam edhe për projektet me të cilat ka aplikuar Komuna në MASH për përmirësimin e infrastrukturës arsimore nëpër shkollat e Gostivarit dhe pres që të njëjtat të realizohen gjatë këtij viti”, theksoi kryetari Arben Taravari, përcjell Zhurnal.mk

Nga ana tjetër, zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani tha se qëllimi I kësaj vizite është që të marrë nga afër informacione se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet komuna në sferën e arsimit, duke nënvizuar  se sivjet MASH-i ka rritur buxhetin për investime kapitale nëpër shkolla.

“Nga viti i ardhshëm, çdokush që do të punësohet në arsim, menjëherë do të fillojë me vendim pune. Mendoj se punësimet e deritanishme kanë sjellë vetëm politizim dhe ngecje në procesin arsimor”, nënvizoi zëvendës ministri Arafat Shabani.

Taravari dhe Shabani, po ashtu shprehën dëshirën që pandemia sa më parë të tejkalohet dhe nxënësit së bashku me mësimdhënësit, t’u kthehen bankave shkollore.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

Zjarret në Turqi / Maqedonia e Veriut s’ka turistë të rrezikuar

R Zh

Sela takim me diasporën e Strugës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...