Taravari si lider “kalkulatori” ngeli edhe pa grup parlamentar!

nga I.A
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 19 maj – Arben Taravari humbi kredibilitetin pas ndryshimit drrastik që e bëri tani në periudhën më delikate para zgjedhore. Mbase e konsideronte veten se është në pozitë të favorshme, dhe si i tillë shtirrej. Mendonin se kah anon Taravari aty është fitore, edhe pse vet Taravari si kandidat për president humbi thellësisht kundrejt Bujar Osmanit. Por, sidoqoftë mendjemadhësia e vetëpëlqimi i tepruar ndonjëherë ndikon që edhe humbësi të ndjehet si fitues. Por, e keqja fillon se kur sillet si fitues, prandaj bëri veprime skandloze filloi të përqeshte e fjalët më të rënda për VLEN t’i thotë derisa akoma ishte pjesë e VLEN-it. Kështu që, keq e nisi keq po i përfundon, shkruan Zhurnal.

Taravari kalkulonte komunat por ngeli pa grup parlamentar –

Arben Taravari u largua nga VLEN i indinjuar se nuk po i merr komunat që po i dëshiron. Nga ana tjetër nga VLEN theksonin se i kanë ofruar gjithçka që dëshironte. Pastaj, Taravari deklaronte që mirë është të shkojnë ndaras që të maten kush sa peshon. Pra, vazhdimisht gjente pretekste, deri në atë nivel saqë mendonte se nuk duhej t’i ndanin komunat në mënyrë të barabartë. Pra, thënë shkurt e shqip ishte shnëdrruar në një lider që kishte kap kalkulatorin në dorë dhe bënte llogari që partia e tij të dalë më mirë.

Por, kalkulimet e tij dështuan. Partia iu bë pikë e pesë. Daljet nga ASH-ja e Taravarit nuk kanë fund, kanë filluar tashmë intenzivisht. Më e rënda ishte largimi i deputetit Salim Sulejmani. Gjë që i pamundëson Taravarit që të krijoj grup parlamentar sepse nga pesë i kanë ngelur katër deputetë, që akoma mund të dalin.

Halil Snopçe në një medium kishte deklaruar që akoma është koordinator i grupit parlmentar VLEN, edhe pas daljes së ASH-së nga VLEN. Ishte absurde të kuptohet, por që tani ngjanë që Snopçe e ka ndjerë thellë që më nuk do të jetë koordinator i ndonjë grupi parlamentar prandaj edhe me mërzi e kishte ta pranonte realitetin.

Taravari pa grup parlamentar edhe pa Arben Fetain –

Dukej që Arben Fetai ishte krahu i djathtë i Arben Taravarit, në çdo vend e për gjithçka konsulltoheshin e koordinoheshin me të. Arben Fetait ia mundësoi që ta gëzojë edhe pozitën më të lartë, zëvëndëskryeminister. Por, mesa duket një gjë harroi Taravari që ka persona që nuk blihen e nuk shiten për pozita. Prandaj, sikurse deputeti Sulejmani që dha dorëheqje nga çdo pozitë publike, ngjashëm edhe Fetai u rreshtua kundër Taravarit.

Arben Fetai si një prurje e re nga jashtë u pranua shumë mirë nga publiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut, filloi të fitojë simpati të nivelit të lartë te grupmoshat e reja të cilët kishin nevojë ta shohin skenën politike të freskuar me figura të reja, gjë që krijonte shpresë se një ditë do të hapet rruga për të gjithë.

Derisa Taravari koketonte me Ali Ahmetin dhe qëndronte në VLEN Fetai kësaj hipokrizie i tha jo. Publikisht ishte kundër një bashkëpunimi me BDI-në dhe këtë e shprehte përmes shkrimeve të vazhdueshme që publikonte në rrjetin e tij social fejsbuk. Disa mendonin se është lojë, disa të tjerë se është i vendosur, e krejt këtyre dilemave i dha fund Fetai kur me një grup të të pakënaqurëve nga Taravari kishin shkuar në Prishtinë te Kurti.

Viziten te kryeministri Kurti e bëri publike vetë Fetai për të dëshmuar se gëzon mbështetje të plotë në vendimin dhe rrugëtimin e ri. Pra, një gabim i Taravarit ndikoi që ta bëjë partinë pikë e pesë, ta ndajë e ta përçaj në shumë fraksione. Mbeten të shihen zhvillimet e kësaj jave që priten të jenë shumë intenzive. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More