Taravari takoi ambasadorin francez, Bomgartner

Shkup, 29 korrik – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Shkup, Siril Bomgartner.

 

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të komunës, Taravari dhe ambasadori Bomgartner kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet lokale të radhës, regjistrimin e popullsisë si dhe proceset euro-integruese të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Shpresoj se bashkëpunimi do të thellohet dhe do të jetë në nivelin sikurse Gostivari kishte miqësi me ish ambasadorin francez në vendin tonë, Kristian Timonie. E urova ambasadorin Bomgartner për detyrën e re dhe mund të them se këshillat e miqve, siç janë nga një vend mik si Franca, janë të mirëseardhura jo vetëm për Gostivarin, por për tërë vendin tonë”, deklaroi Taravari pas takimit. Pas vizitës protokollare, kryetari i komunës së Gostivarit, Taravari dhe ambasadori francez Bomgartner bën një shëtitje nëpër qytetin e Gostivarit.

Related posts

Zgjedhjet Lokale / Kërçova do ta vulosë fatin politik të Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit

R Zh

Mariçiq: Së shpejti fillon digjitalizimi i gjyqësorit

Z H

Aleanca për Shqiptarët thotë se nesër ka festë, demantojnë lajmet e rrejshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com